Kronikë

Trafikuan një grua, arrestohen dy persona në Podujevë

Dy persona janë arrestuar të shtunën në Podujevë, nën dyshimin se e kanë trafikuar një grua.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur rreth orës 13:00.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.