Kronikë

Festa e kthyer në tragjedi, vrasje mes shqiptarëve në Itali

Descriptive Text

Festa e ditëlindjes mes shqiptarëve është kthyer në tragjedi të premten mbrëma në rajonin e Milanos. Një 23-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e të shtënave me armë, ndërsa i dyshuari 34-vjeçar u arrestua, shkruan Corriere Della Sera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30. Në rast kanë qenë të përfshirë tre shqiptarë.

Gjatë festës, 34-vjeçari kishte nisur ta ngacmonte një grua e cila ishte pjesë e grupit që po festonin ditëlindjen. Për këtë arsye ka lindur sherri, që ndodhi në rrugë.

Sipas versionit të parë të Policisë, pas një debati, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një 30-vjeçar, duke e plagosur në këmbë. Më pas, pjesëmarrësit tjerë rrethuan 34-vjeçarin, i cili nën presion gjuajti edhe një herë me armë, duke e goditur 23-vjeçarin në qafë. I riu vdiq në spital.

Miqtë e viktimës më pas rrahën brutalisht vrasësin, i cili u arrestua nga karabinierët dhe u dërgua në spital.

Policia po shikon kamerat e zonës për të kuptuar më mirë se si rrodhi ngjarja tragjike.