Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë para tri ditësh në Podujevë

Descriptive Text

Personi që dyshohet se e ka vrarë një 22-vjeçar nga Podujeva, më 12 shtator, është arrestuar të enjten, ka njoftuar Policia.

I dyshuari është arrestuar pas tri ditësh në arrati, ndërsa vrasja ka ndodhur nga therja me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Personi që dyshohet se e kreu vrasjen është ndaluar për 48 orë.

“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O. Zh. 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç është njoftuar nga organet e rendit një ditë pas vrasjes, viktima dhe i dyshuari nuk njiheshin më parë.