Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për ryshfet në rastin “Brezovica”

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër ndaj një të dyshuari për ryshfet në rastin “Brezovica”.

Sipas njoftimit të gjykatës të mërkurën, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet A.SH., ndaj të cilit është caktuar paraburgimi prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.