Kronikë

30 ditë paraburgim të dyshuarit që tentoi ta vriste një person dhe më pas ta varroste

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit XH.B., i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të gjykatës, të martën, i dyshuari veprën penale e ka kryer në shtëpinë e tij, pasi ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën e më pas ta marrë dhe ta varrosë, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit.

“I pandehuri veprën penale e ka kryer në shtëpinë e tij, ku në mënyrë dinake dhe me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën, e më pas të njëjtin ta marrë dhe ta dërgojë në hapësirën në të cilin i pandehuri kishte hapur një varr me qëllim të varrosjes dhe zhdukjes së gjurmëve të krimit. Më pas duke pas parasysh edhe raportet miqësore në mes të familjes së të pandehurit dhe viktimës dhe nga momenti i kryerjes së veprës penale këto raporte janë acaruar, të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, i njëjti mund ta përfundojë veprën e mbetur në tentativë apo ta kryejë një vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.