Kronikë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një fëmije në Pejë

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të dyshuari për dhunim.

Sipas njoftimit të së martës, i dyshuari me inicialet F.SH., dyshohet për dhunimin e një fëmije, derisa ndaj tij është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim.

“Duke pasur parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit, gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të ike dhe kështu t’i shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që ajo është kryer ndaj viktimës së pambrojtur – fëmijës dhe fakti se me familjen e te dëmtuarës njihen mes vete, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftim.