Kronikë

Aksident në Kaçanik, dy persona dërgohen në Emergjencën e Ferizajt

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të dielën në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ai ka thënë se në këtë aksident të ndodhur rreth orës 10:45, të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Sot rreth orës 10:45 në aksin rrugor Shtërpcë- Fusha e Pajtimit, në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy automjetet lëndime trupore pësojnë dy persona të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Njësia e Hetimeve të aksidenteve po e heton rastin.