Kronikë

Policia i gjen gjakovarit në shtëpi kallash e granata, ndërhyn FSK-ja

Policia gjeti armë e granata në shtëpinë e një personi në fshatin Dobrosh të Gjakovës të premten.

Policia ka kryer kontrollin në shtëpinë e tij ku ka gjetur një kallash dhe granata për të cilat është dashur të intervenojë FSK-ja.

“Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe konfiskuar një AK 47 me 159 fishekë, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka konfiskuar 5 granata dore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.