Kronikë

Psikiatria në Spitalin e Pejës kaplohet nga zjarri, një person i lënduar

Një person ka pësuar lëndime pas shpërthimit të zjarrit të martën në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një person nga personeli mjekësor për shkak të tymit që ka kapluar repartin.

Sipas Gashit, zjarri është arritur të shuhet shpejt nga zjarrfikësit.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë ai.

Se si ndodhi deri te shpërthimi i këtij zjarri, ende nuk dihet dhe rasti është duke u hetuar.