Kronikë

Ferizajasi hyn me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, ia sulmon fizikisht vëllain e mitur

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici se ish-dhëndri i saj, ka depërtuar me forcë në shtëpinë e saj.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, i dyshuari, me të hyrë në shtëpi e ka demoluar atë, ka sulmuar fizikisht vëllain e mitur të ish-bashkëshortes.

Ai po ashtu e ka marrë me dhunë ish-bashkëshorten dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish-dhëndri i saj, me forcë ka depërtuar në shtëpinë e saj dhe duke demoluar shtëpinë, e ka sulmuar djalin e saj të mitur dhe e ka marr me dhunë ish bashkëshorten e tij me të cilën ishte e ndarë, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.