Kronikë

Arrestohen gjashtë shqiptarë që tentuan të trafikonin armë drejt Kosovës

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit apo të mbajtjes së tyre pa leje,

Pas një hetimi disamujor për një grup shtetasish të Shqipërisë që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi”.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, u arrestuan gjashtë persona.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, po vazhdon hetimi për identifikimin e të përfshirëve të tjerë. /Top Channel