Kronikë

Një banori në Fushë-Kosovë iu hakua llogaria, i vidhen mbi 3.800 dollarë

Një person në Fushë-Kosovë ka raportuar se i është hakuar llogaria e tij me ç’rast i janë transferuar në një llogari tjetër disa monedha digjitale etherum, në vlerë prej 3.858 dollarësh, ka njoftuar policia të hënën në raportin e saj të përtditshëm.

Policia ka njoftuar se ankuesi ka raportuar të dielën rastin, duke pretenduar se ai ka ndodhur më 21 korrik të këtij viti.

“Për këtë është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.