Kronikë

Arrestohen dy gra në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua nga Shqipëria dhe një nga Italia, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim me prostitucion”.

Sipas njoftimit të Policisë është sekuestruar një veturë dhe dy telefona celular.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.