Kronikë

Vushtrri: Në zonën 40 voziti trefish më shpejt, i merret patentë shoferi për një vit

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka konfiskuar një patentë shoferi personit i cili voziti 124 km/h në zonën ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h në Vushtrri.

Përveç marrjes së patentë shoferit, të dyshuarit i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove si dhe i janë hequr pesë pikë.

“Masa ligjore do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, ka njoftuar Policia.