Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Fushë-Kosovë, i gjenden afro gjysmë kilogrami marihuanë

Është arrestuar në Fushë Kosovë një i dyshuar. Ai pasi kishte arritur njësia policore për ta kontrolluar kishte hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë më pas është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë gjetur 461 gramë marihuanë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 02.08.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pasi ka arritur njësia policore i njëjti i ka hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.27 gram, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 461.70 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.