Kronikë

Zhduket një grua në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për zhdukjen e një gruaje në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur më 1 gusht dhe nuk dihet vendndodhja e gruas.

“Fushë Kosovë 01.08.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.