Shqiptari në Suedi, Bajram B. (42), është dënuar me burgim të përjetshëm të martën nga një gjykatë suedeze, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e një gruaje dhe copëtimin e trupit të saj, raporton “Expressen.de”.
Gruaja 38-vjeçare Nancy punonte në spitalin psikiatrik, ku Bajrami ishte trajtuar pasi kishte kryer krime. Ata kishin nisur një lidhje.
Më 6 nëntor të vitit 2021, nëna e dy fëmijëve ishte raportuar e zhdukur, pasi nuk ishte paraqitur në vendin e saj të punës një ditë më parë.
Kur ishte parë vetura e gruas në afërsi ë shtëpisë së Bajramit në Falkoping, atëherë Policia kontrolloi shtëpinë e tij më 7 nëntor të vitit 2021. Trupi i pajetë i gruas u gjet në një dollap. Kishte plagë të thella me thikë dhe po ashtu plagë në fytyrë, ndërsa koka e saj ishte prerë dhe ishte vendosur në një qese.
Kishte gjurmë të gjakut në shtëpi dhe po ashtu në disa pjesë kishte gjurmë të tentimit për ta fshirë gjakun.
42-vjeçari Bajram B. ishte arrestuar në mbrëmjen e 7 nëntorit. Ai nuk e ka mohuar e as pohuar krimin, pasi thotë se nuk e mban në mend rastin.
Gruaja kishte nisur lidhjen me Bajram B. në spitalin psikiatrik në Falkoping në mars të vitit 2020, kur 42-vjeçari ishte dërguar për trajtim psikiatrik dhe gruaja vetëm sa ishte punësuar në atë spital. Ata nisën lidhje të cilën e mbaroi viktima në shtator të vitit 2021.
Në tetor të vitit 2021 një mjek kishte bërë kërkesë tjetër që Bajrami të dërgohet sërish në spital psikiatrik.
Më 5 nëntor të vitit 2021, Bajram B. kishte kërkuar nga gruaja disa herë që të ndalej në shtëpinë e tij për një vizitë të shkurtër. Ajo e kishte bërë këtë dhe u përballë me dhunë dhe gjykata ka vlerësuar se Bajrami kishte qëllim ta vriste atë.
Ai është dënuar për vrasje dhe po ashtu për trajtim të turpshëm të trupit të viktimës.
Gjatë një kontrolli të ri psikiatrik, është konstatuar se 42-vjeçari nuk vuan nga një çrregullim serioz mental dhe se nuk ka vuajtur as më parë, por ka simuluar simptoma të psikozës për të evituar dënimet me burgim.
Gjykata ka vlerësuar se viktima ishte përballur me dhunë të rëndë dhe lëndime të shumta, që nuk çuan në vdekjen e menjëhershme dhe se ajo ishte në gjendje të ndiente dhembje të mëdha.
Për këtë arsye vrasje ishte më e rëndë sipas gjykatës dhe është dhënë dënim i përjetshëm.
-
2 gusht 2022 17:42
-
Shpërndaje në: