Kronikë

Himarë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

Një mjet lundrues tip skaf ka goditur një fëmijë në Himarë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Potam, ndërsa fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe po kryhen procedurat e arrestimit.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /TCH