Kronikë

Gruaja rrah burrin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën për një rast të dhunës në familje në Leposaviq.

Sipas Policisë, në incident kanë qenë të përfshirë burrë e grua.

Burri e ka raportuar tek autoritetet dhunën fizike që po ia shkaktonte gruaja.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.