Kronikë

Fushë-Kosovë, hapi llogari në rrjete sociale në emër të dikujt tjetër, arrestohet

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka hapur llogari në rrjete sociale në emër të një personi tjetër dhe ka kontaktuar persona të ndryshëm.

Rastin në Polici e kishte raportuar një person duke thënë se një i panjohur ka hapur llogari në rrjete sociale në emër të tij. Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe rasti është cilësuar si “ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i panjohur në rrjetet sociale kishte hapur llogari në emër të tij dhe i njëjti kontakton me persona të ndryshëm. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.