Kronikë

Një i mitur arrestohet në Obiliq nën dyshimin se abuzoi seksualisht familjaren e mitur

Descriptive Text

Foto: Ilustrim

Një i mitur është arrestuar të mërkurën në Obiliq, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur brenda familjes së tij, ka njoftuar Policia në raportin ditor të enjten.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar tre ditë më herët.

Palët janë intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh të Policisë është cilësuar si “marrëdhënie seksuale brenda familjes”.

Njoftimi zyrtar:

MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES

25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.