Kronikë

Aksident në Vushtrri, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor mbeti i lënduar të mërkurën, në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, pasi u godit nga një veturë, raportoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha KOHËS se vetura që shkaktoi aksidentin ishte me targa vendore, ndërsa i lënduari u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zgjedhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.