Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka dhunuar një grua në Ferizaj të martën.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.
“Ferizaj 26.07.2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një rast të sulmit seksual, e dy të ngacmimeve.
Në Vushtrri një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht në mbrëmjen e të hënës nga një person i panjohur.
Po në Vushtrri të martën është arrestuar një burrë, nën dyshimin se ka kryer ngacmim seksual më 7 korrik.
E në Prishtinë të martën një grua ka raportuar se është ngacmuar nga një burrë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
27 korrik 2022 12:32
-
Shpërndaje në: