Kronikë

Vdiq shoferi i kamionit të aksidentuar në Gjilan

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Viktima është drejtuesi i kamionit që është përfshirë në këtë aksident me një veturë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme përplaset për një muri skaj rruge”, ka thënë ai.

Për rastin thuhet se është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.