Kronikë

Gjuajtje me armë në Jezerc të Ferizajt

Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të një pylli dhe më pas janë larguar me veturë, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është lajmëruar në Polici nga një person, i cili edhe tregoi përpara hetuesve rrjedhjen e ngjarjes.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.