Kronikë

Përfshihet nga zjarri një pjesë e pyllit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mesditë është përfshirë nga zjarri një pjesë e pyllit në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës.

Zjarri kishte rrezikuar disa shtëpi në fshatin Zasell, por që Policia thotë se banorët u evakuuan.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht, por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura.