Kronikë

Digjet një shtëpi në Drenas, s’ka të lënduar

Descriptive Text

Një shtëpi është djegur të enjten në mëngjes në rrugën “Shaban Shala” në Drenas.

Policia ka bërë të ditur për Kohën se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën ‘Shaban Shala’ në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

{gallery}