Kronikë

Policia ndalon dy vetura që po kontrabandonin mbi 1.000 shishe birrë nga Serbia

Policia kufitare ka ndaluar edhe dy raste të kontrabandës në veri të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë mëngjesit të së martës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore që po kontrabandonin birra.

Në njërën veturë u gjetën 26 arka më birë apo 520 shishe, ndërkohë në tjetrën 24 arka (480 shishe) dhe 80 shishe pa arkë, gjithsej 560.

“Malli dyshohet se është sjell nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia të martën.

Para pak ditësh, në veri disa policë u lënduan teksa ndaluan një kamion me mall të kontrabanduar nga Serbia.

{gallery}