Kronikë

Porti i Durrësit: Mungonin arka të bananeve, policia dyshon se kishte drogë

20 persona janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë në Portin e Durrësit, punonjës të sigurisë dhe terminalit, për dyshimin e hapjes së kontejnerit bananesh ku mungonin disa arka.

Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”, ka thënë policia, raportuan mediat në Shqipëri.

Pasi është hapur kontejneri i dyshuar, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontejner mungonin arka me banane./ abcnews