Kronikë

Një fëmijë sulmohet seksualisht në Ferizaj

Një vajzë ka raportuar në Policinë e rajonit të Ferizajt se është ngacmuar seksualisht nga një person të enjten.

Policia e ka cilësuar rastin si “sulm seksual”.

Sipas raportit të PK-së, fëmija raportoi se personi që e ngacmoi po lëvizte me motoçikletë.

“Viktima femër kosovare –fëmijë, në prezencë edhe të prindërve ka raportuar se, një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njoftoi PK.