Kronikë

Ndalohet një garë e paligjshme e veturave në autostradën Trudë-Mazgit

Dy shtetas të huaj theren me thikë nga persona të panjohur në Prizren

Një garë e paligjshme e veturave është ndaluar në autostradën Trudë-Mazgit të dielën.

Sipas njoftimit nga Policia në orën 16:30 kanë filluar të mblidhen një numër i automjeteve dhe këmbësorëve në cilësinë e shikuesve.

Gjatë aksionit të Policisë, njoftohet se janë shqiptuar 46 kundërvajtje: 36 vozitësve dhe 10 këmbësorëve.

“Njësitet policore dhe ato për mbikëqyrje të autostradës mbeten në gjendje gatishmërie dhe varësisht prej zhvillimeve në teren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmerin e ligjit në trafik dhe sigurisë së përgjithshme rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë.