Kronikë

Dhunohet një e mitur në Obiliq

Policia e Kosovës njoftoi të dielën se më 6 korrik, një e mitur në Obiliq është dhunuar nga person i dyshuar.

Sipas njoftimin 24-orësh, viktimës i është bërë ekzaminimi dhe rasti i iniciuar si “dhunim”, po hetohet.

“Viktima e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.