Kronikë

Shitësi ambulant nuk pranon të largohet nga rruga, kanos inspektorin

Një shitës ambulant në Mitrovicë është arrestuar pasi kanosi inspektorin e tregut.

Ai nuk ka dashur të largohej nga rruga “Naxhip Dragaj” ku shiste.

Pasi inspektori i ka kërkuar të largohej nga aty, i arrestuari kanosi inspektorin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë verbalisht viktimën mashkull kosovar inspektor i tregut në Mitrovicë. Viktima ishte kanosur nga i dyshuari për shkak se ai kishte dashur ta largojë atë nga rruga pasi ka qenë shitës ambulant. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.