Kronikë

Sekuestrohen 615 litra vaj me origjinë nga Serbia

Descriptive Text

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë një rast tjetër kontrabande, një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

Janë zbuluar 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia dhe janë sekuestruar.

“Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontrabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.