Kronikë

Gjendet i vdekur një person në lokalin e tij në Gllogoc

Një burrë në Gllogoc është gjetur i vdekur në katin e dytë të lokalit të tij.

Rasti sipas njoftimit të Policisë ka ndodhur të mërkurën.

Viktima njoftohet se është dërguar në QKUK pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.