Kronikë

Aktakuzë dy policëve në Fushë-Kosovë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar

Dy shtetas të huaj theren me thikë nga persona të panjohur në Prizren

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se kanë keqtrajtuar një qytetar.

Sipas aktakuzës, më 15 qershor, V.M. dhe A.A. në stacionin policor në Fushë-Kosovë, kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht të dëmtuarin L.H.. Aktakuza thotë se të pandehurit e kishin ndalur qytetarin për shkak të kundërvajtjes në trafik dhe pasi ia kishin marrë dokumentet i kishin kërkuar të paraqitej në stacion policor. Pasi ishte paraqitur, dyshohet se viktimën e kishin vendosur në një zyrë dhe gjatë përpilimit të kundërvajtjes, të pandehurit e kanë fyer dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht, me grushte në fytyrë e shkelja në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata akuzohen për veprat penale të “keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “lëndim të rëndë trupor”.

i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.