Kronikë

Arrestohet një 60-vjeçar në Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Descriptive Text

Në fshatin Begracë të Kaçanikut është arrestuar një 60-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit F.L. i janë gjetur një pistoletë dhe 8 fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.