Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për dhunim

Një person është arrestuar në Pejë të hënën, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një grua. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.