Kronikë

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, autobusi këput telat e rrymës

Një aksident ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Gjilan mbrëmjen e së martës ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Policia e rajonit të Gjilanit ka thënë se një autobus ka qenë i përfshirë dhe se ka këputur telat e rrymës.

Si pasojë e aksidentit, një korsi ka qenë e mbyllur për pak kohë.

“Rreth orës 21:20 në rr e Ferizajit, afër restorant 'ASTORIA' - Gjilan , ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qene e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë policia .

Me rastin po merren njësitet e trafikut rajonal.