Kronikë

Arrestohet një person në “Rrugën B” për keqtrajtim të fëmijës

Një person është arrestuar të premten për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Rrugën B në Prishtinë u arrestua i dyshuari.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me rastin ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Pas intervistimit, i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.