Kronikë

Në Durrës kapen 45 kg kokainë në mishin nga Brazili, arrestohet një prishtinas

Descriptive Text

Policia e Shqipërisë sekuestroi 45.5 kilogramë kokainë mbrëmjen e 15 qershorit në Portin e Durrësit në një kontejner me mish pule që po vinte nga Brazili. Sipas Policisë, lënda narkotike e kishte destinacionin final në Maqedoninë e Veriut.

Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me ngarkesën e kapur, përfshirë një nga Kosova.

“A. F., 30 vjeç, nga Prishtina, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil; E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”, kanë njoftuar autoritetet në Shqipëri.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur të gjithë çështjen.

Kjo është ngarkesa e dytë që kapen në harkun e një muajve në Portin e Durrësit. Më 17 maj, Policia kapi 59 kg kokainë në një kontejner me qymyr.