Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

Një person është gjetur i vdekur të dielën në Gjakovë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të hënën.

Viktima u gjet pa shenja jete në rrugë, rreth orës 02:50, derisa në vend të ngjarjes, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rastin është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.