Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa në Durrës, lëndohet një kosovar

Descriptive Text

Një kosovar ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi banesa që ka marrë me qira në Durrës është përfshirë nga flakët.

43-vjeçari i lënduar është dërguar për në spital trajtim, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Banesa e kapluar nga flakët ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” në këtë qytet, raportoi të dielën “Abcnews”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.