Kronikë

Zihet një maqedonas me veturë të vjedhur në Vërmicë

Të premten në mbrëmje Policia e Kosovës ka identifikuar një veturë të vjedhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Personi me veturën e vjedhur po hynte nga territori i Shqipërisë, me targa të Maqedonisë së Veriut, kur është ndaluar për kontroll.

Sipas njoftimit të PK-së, burri është 52-vjeçar, shtetas maqedonas, kurse vetura ka qenë “Land Rover”.

Vetura ishte e vjedhur në vitin 2011 në Bullgari.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari”, thuhet në njoftim.

Vetura është konfiskuar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.