Kronikë

30 ditë paraburgim një personit pasi nuk iu përgjigj ftesës së gjykatës

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. H., për mospërgjigje ndaj ftesës së gjykatës.

Në komunikatë për media gjykata ka njoftuar të premten se i pandehuri disa herë nuk i është përgjigjur ftesës.

“I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata me datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe me datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri me qëllim ka shmangur ftesat e gjykatës edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.

I akuzuari dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje grabitqare.