Kronikë

Lëndohen dy punëtorë në vendin e punës në Malishevë

Dy punëtorë të një firme ndërtimi në Malishevë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit, për shkak të lëndimeve që kanë pësuar duke përgatitur hekurin për një objekt në ndërtim, ka bërë të ditur të shtunën Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës.

“Dy viktima meshkuj kosovarë punëtor të një firme ndërtimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë pasi që të njëjtit deri sa kanë qenë duke punuar-përgatitur hekurin për një objekt në ndërtim, nga pakujdesia janë lënduar. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.