Kronikë

Arrestohet 21-vjeçari në Shtërpcë që vodhi pajisje të teleferikut

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Shtërpcë, të hënën, me dyshimin se ka vjedhur pajisje të teleferikut në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, thuhet në njoftimin policor të martën.

I arrestuari me inicialet V.B., 21-vjeçar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

“Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

Image
Image