Kronikë

Zhduket një e mitur nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të personave të zhdukur.

Në Fushë-Kosovë një burrë ka njoftuar se motra e tij ka dal nga shtëpia të premten dhe nuk di për vendndodhjen e sa.

Ndërkohë në Prishtinë një grua ka raportuar se një viktimë e mitur është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe fëmijëve dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Rr. Imzot Nik Prela, Prishtinë 21.05.2022-21:20. Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

E në Pejë një shtetase e Shqipërisë me banim në Kosovë ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 19 maj dhe nuk di për vendndodhjen e saj.