Kronikë

Një 33-vjeçar kosovar theret me thikë në Gjermani

Descriptive Text

Një 33-vjeçar nga Kosova është therur me thikë në orët e para të së mërkurës në Oberforhing të Mynihut. Ai iu nënshtrua menjëherë një operacioni në spital dhe gjendja e tij është aktualisht stabile, shkruan Abendzeitung-muenchen.

Sipas Policisë, nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, të cilët besohet se janë katër deri në pesë burra.

Kosovari pati plagë të shumta me thikë në pjesën e sipërme të trupit.

Sipas policisë, nuk ka më rrezik akut për jetën. Megjithatë, ai nuk ishte i gatshëm për t'u marrë në pyetje.