Kronikë

Një furrtar lëndon dorën, aktivizohet prokuroria

Një punonjës i një furre buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, e ka lënduar dorën të dielën në vendin e punës.

Policia njoftoi të hënën se i lënduari ka marrë trajtimin mjekësor, derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Raportohet se, viktima, kosovar, derisa ishte duke punuar në një furrë buke, ka lënduar dorën në një makinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin policor të së hënës.